40 janë delegatët të cilët kanë firmosur Aktin e Shalljes së Pavarësisë të Shqipërisë. Këta janë: Ismail Kemal Beu, Ilias Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (Çelkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu), Dom Nikoll Kaçorri, Shefqet Be’ Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be’ Frashëri, Veli Efendiu (Harçi), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be’Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi Efendi Sefa (Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi.
3 delegatë të tjerë që edhe pse ishin të pranishëm që në datë 28 nëntor, për arsye që ende nuk janë zbardhur nuk kanë mundur të firmosnin Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Këta janë: Aziz Efendiu (Gjirokastra), Mustafa Agai (Hanxhiu), Ibrahim Efendiu (Ali Shahini)-ish prefekt i Shijakut. 30 delegatë të tjerë kanë mbërritur me vonesë dhe nuk kanë mundur të firmosin Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Këta janë: Jahja Efendiu (Ballhysa), Mehmet Pashë Dëralla (Tetova), Isa Beg Buletini, Ajdin Be’ Draga, Dervish Be’ Ipeku (Begolli), Surrja Be’ Vlora, Sami Be Vrioni, Dervish Be’ Elbasani (Biçakçiu), Mahmut Efendi Kaziu, Kristo Meksi, Sherif Efendiu (Langu), Myfit Bej Gjirokastra (Libohova), Petro Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjirokastra (Hoxha), Veli Bej Klisura, Veli Gërra Reshadia, Vesel (Jakup Vesel) Margëlliçi, Aziz Tahir Ajdonati (Tahir Mete), Rexhep Demi, Qerim Beg (Begolli), Avni Bej Delvina, Hamdi Be’ Ohri, Mustafa Efendiu (Barotçiu), Ahmet Muftar Beu (Zogolli), Riza Beu, Kurt Agai, Zenel Be Ipeku (Begolli), Riza Beg Gjakova.
4 delegatë pavarësisht dëshirës për të marrë pjesë, nuk mbërritën në kohën e duhur. Këta janë: Ekrem Be’ Vlora, Dervish Hima, Hajdar Blloshmi dhe Dhimitër Ilo. Gjithë këta burra të shquar janë të barabartë përpara Kombit për Shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit kuq e zi dhe njësoj duhen nderuar. Ata erdhën për të bërë aktin zyrtar në emër të popullit që i zgjodhi t’i përfaqësojë, se vendimin e kishin marrë me kohë, madje disa nga qytetet e lira e kishin ngritur flamurin e festuar pavarësinë.