9 gusht 2015 – Ndeshja shumë e rëndësishme Danimarkë-Shqipëri luhet më 4 shtatori por tifozët më të zjarrtë të Kombëtares kuqezi i kanë prenotuar që tani biletat e tyre. Në Kopenhagen priten të jenë rreth 8 mijë tifozë shqiptarë, të cilët do të vijnë nga vende të ndryshme, ndërsa sipas "Lajm", 20 prej tyre do të jenë nga Kumanova, të cilët i kanë marrë tashmë biletat e tyre. Një autobus me tifozë nga Kumanova do ta përkrahin Shqipërinë edhe në përballjen tjetër pas Danimarkës, atë me Portugalinë në "Elbasan Arena" më 7 shtator.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/