Ronela Hajati ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, ku shfaqet me një transformim të dukshëm fizik.
Në fotot e publikuara së fundmi, këngëtarja duket më e dobët krahasuar me muajt e kaluar, ndërsa ndryshimi në pamjen e saj është komentuar gjerësisht edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale. Shumë prej tyre e kanë komplimentuar për linjat e reja, ndërsa të tjerë janë shprehur të surprizuar nga ndryshimi.
Transformimi i artistes ka qenë objekt diskutimi edhe më herët. Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë, Ronela Hajati hodhi poshtë pretendimet se kishte përdorur medikamente për humbje peshe, si Ozempic apo Mounjaro. Ajo deklaroi se rezultatet ishin arritur përmes një regjimi të rreptë ushqimor, disiplinës dhe përkushtimit.










