Angelina Jolie ka dhuruar 1 milion dollarë për organizatën “No Kid Hungr”, e cila shpërndan ndihma për komunitetet të ushqejnë fëmijët që mbështeteshin në drekën e shkollës.

“Që nga kjo javë, mbi një miliardë fëmijë janë jashtë shkollës sepse janë mbyllur për shkak të koronavirusit. Shumë fëmijë varen nga kujdesi dhe ushqimi që kanë marrë gjatë kohës së tyre në shkollë, përfshirë gati 22 milion fëmijë në Amerikë që kanë nevojë për ushqim. “No Kid Hungry” po bën një përpjekje të vendosur për të siguruar ushqimin e nevojshëm për sa më shumë fëmijë të jetë e mundur”, tha Jolie në një deklaratë.

Jolie aktualisht financon 10 shkolla në Kamboxhia përmes Fondacionit Medox Jolly Pete, e themeluar për nder të djalit të saj më të vjetër, të cilin e adoptoi nga Azia. Ajo gjithashtu financon shkollën “Angelina Jolie” për vajza në Kenia dhe dy shkolla të tjera për vajzat në Afganistan.

Angelina është duke punuar me UNESCO për të krijuar një Koalicion Global për Arsim për të ndihmuar fëmijët të arrijnë mësimin në distancë gjatë periudhave kur shkollat janë të mbyllura.