Serbia ka shënuar edhe dy viktima nga koronavirusi vetëm në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë që ka bërë të ditur lajmin ka thënë se bëhet fjalë për pacientë që kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme, njëkohësisht dhe njeri prej pacientëve ka qenë 80, kurse tjetra 62 vjeç.

Të dy kanë qenë në kujdes intensiv në spitale të ndryshme, por mjekët nuk kanë arritur t’u ndihmojnë. Serbia ka shënuar fillimisht disa raste në ditë, por tani bëhet fjalë për gati 100.

“Kemi numrin më të madh të të testuarve tani dhe si fakt kemi numër më të madh të paraqitur se sa në të shkuarën. Nëse ndjekin informacionet vazhdimisht gjithsesi mund ta shihni se numri i të sëmurëve rëndë nuk është rritur”.