Bashkimi Evropian jep 50 milion euro për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Lajmin e bëri të ditur fillimisht ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca dhe më pas edhe kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesi i BE-së në Tiranë thotë se shuma në fjalë ndahet në tre zëra, ku 4 mln euro shkojnë menjëherë për pajisje dhe mbështetje shëndetësore, ndërsa 11 mln euro për mbrojtje sociale.

Pjesa tjetër do të shkojë për përballuar pasojat në ekonominë shqiptare.

“Jam i gëzuar të njoftoj sot ndihmën konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar #COVID-19. 4 milionë euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore;
11 milionë euro për mbrojtjen sociale; deri në 35 milionë euro për rikuperim ekonomik. BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!”,
shkruan Soreca.

Ndërsa kryeministri Rama shkruan në Facebook:

“BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19

Zoti i shqiptarëve është i Madh”