Aktorja amerikane Hayden Panettiere pësoi arrest kardiak pas një mbidoze të dyshuar në apartamentin e saj në Karolinën e Jugut, sipas një regjistrimi të komunikimeve të dispeçerëve të urgjencës të siguruar nga Neë York Post.
Një person i paidentifikuar që e njeh Panettiere telefonoi 911 në orën 13:51 të dielën nga një apartament në Greenville, Karolina e Jugut, për të raportuar se gruaja ishte pa ndjenja dhe në arrest kardiak.
Ekipet e urgjencës u përpoqën ta sillnin aktoren 36-vjeçare, me origjinë nga Palisades, New York, duke përdorur mbështetje të avancuar kardiake.
Disa minuta më vonë, një tjetër anëtar i ekipit të ambulancës tha se po shkonte në ndërhyrje për një “mbidozë” të mundshme në të njëjtën adresë dhe se “ringjallja është në proces”.
Panettiere u shpall e vdekur në orën 14:32, vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të 37-të.
Nuk dihet se kush e telefonoi 911.
Policia tha të dielën se një “i njohur” e kishte gjetur atë, por nuk e zbuloi identitetin e tij.
Sipas raportimeve të medias, Panettiere udhëtoi nga Los Angeles të shtunën me partnerin e saj, Brian Hickerson, i cili herë pas here takohej me të, megjithatë, nuk dihet nëse ai është personi që e gjeti atë.





