Shifrat e të prekurve nga koronavirusi në Itali kanë pësuar rritje në 24 orët e fundit.

Mediet italiane raportojnë se janë 54030 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 3.612 më shumë sesa të hënën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 6820 persona, 743 më shumë se një ditë më parë.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi, Mësohet se 8326 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 884 më shumë sesa të hënën. Ndërkohë në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 69176.

Të dielën dhe të hënën, në Itali u regjistruan shifra më të ulta për vdekjet nga koronavirusi, 651 dhe 602, por shifra e sotme është sërish tronditëse. Numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua të shtunën, kur 793 persona humbën jetën nga koronavirusi.