Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i bën thirrje Këshillit të Sigurisë Kombëtare që pritet të mblidhet pasi të vendosë një datë presidenti Ilir Meta, që të marrë vendim në lidhje me testimin masiv të popullsisë për COVID-19.
Përmes një reagimi për mediat, PDIU thekson se shqiptarët duhet të testohen, pasi kërcënohen nga diçka që se dinë se ku është prezente.
“Përshëndesim nismën për thirrjen e Këshillit të Sigurisë. Kombi sot ka nevojë për siguri. Siguria sot kërkon që bashkkombasit të testohen masivisht. Vetëm kështu do e ndriçojmë rrugën e fitores së kësaj sfide. Urojmë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të bindë qeverinë të testojë masivisht popullin që kërcënohet nga diçkca që askush se di, se ku është e sa prezent është. Të gjithë në botë po tentojnë testimet masive. Ne nuk kemi përjashtim dhe as do vijojmë të ecim në rrugë të pashkelura, e më keq akoma me forcat tona. Testim, testim, testim është thirrja jonë!”





