Pamjet që shihni në video janë xhiruar gjatë “orëve të lirisë”, kur lëvizja nëpër qytet për të kryer punët e nevojshme është e lejuar.

Bie në sy fakti që numri i qytetarëve dhe makinave që qarkulluan në Durrës sot ishte i pakët, duke dëshmuar se durrsakët janë ndërgjegjësuar me situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit dhe po qëndrojnë në shtëpi.

Por nëse nëpër rrugët e Durrësit dëgjoheshin në pjesën më të madhe vetëm cicërimat e zogjve, para furrave të bukës, marketeve dhe farmacive, sheh ende njerëz që qëndrojnë në radhë.

Pas orës 13.00 lëvizjet e qytetarëve dhe automjeteve nuk lejohen, përveç punonjësve të policisë, shëndetësisë, forcave të sigurisë dhe atyre që kryejnë furnizimin me medikamente dhe ushqime.