Boshatisen menjëherë rrugët e Durrësit dhe mbyllen dyqanet, sapo akrepat e orës kanë shkuar 13:00, orar ky kur hyn në fuqi urdhri, i cili ndalon të gjitha lëvizjet në të gjithë Shqipërinë deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës pasardhëse.

Pamjet vijnë nga akset kryesore të qytetit, të filmuara nga grupi i xhirimit “DurrësLajm”.

Gjatë gjithë javës do të jetë kjo fashë e lëvizjes nga ora 05:00 – 13:00, por kjo fashë nuk do të përdoret për grumbullime, por vetëm për nevojat urgjente të familjes. Pas këtij orari, gjithçka do të jetë mbyllur, ndërsa në rrugë do të kenë akses vetëm forcat e policisë, ushtrisë, shërbimet shterërore dhe përfaqësues të kompanive mediatike.