Në qytetin e Vlorës ka nisur dezinfektimi në pallatin ku banonte familja e dyshuar me koronavirus.

Mësohet se 4 anëtarët e familjes janë dërguar në Tiranë prej mbrëmjes së djeshme me dy ambulanca dhe janë futur në karantinë. Përgjigja zyrtare e testit do të dal në sot në orën 12:00. 

Pallati ku jetonte familja e dyshuar me COVID-19 është në qendër të Vlorës mbi Postën Qëndrore. Kryefamiljari 57-vjeçar kishte para ambienteve të pallatit një njësi ambulante ku i shërbente qytetarëve.