Ditën e sotme, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico bëri të ditur se 13 raste të reja të prekura me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Një prej rasteve ishte një burrë nga Durrësi. Fillimisht u tha se ai nuk u kishte treguar mjekëve të spitalit rajonal të Durrësit se ishte kthyer kohët e fundit nga një udhëtim jashtë shtetit.
Por, djali i 51-vjeçarit, përmes një denoncimi publik rrëfen një variant tjetër.
Sipas Ahmet Allës, babai i tij kishte 10 ditë me temperaturë dhe mëgjithë telefonatat e shumta tek numri 127, atyre u është thënë: “Nëse nuk ka kollë dhe marrje fryme, trajtojeni me ilaçe. Kemi 10 ditë që heqim të zitë e ullirit në pamundësi për të lëvizur”– shkruan djali i pacientit të prekur.
Ahmet Alla vijon më tej duke akuzuar strukturat shtetërore të cilat sipas tij “e lanë babanë pa serum dhe pa ngrënë me derë mbyllur në urgjencën e Durrësit”.
Në fund fare, Alla ka një apel për të gjithë shqiptarët, të cilët i fton të bëjnë kujdes, pasi kjo sëmundje nuk është shaka.
“Këtu nuk ka shtet dhe shërbim dhe si rrjedhojë vuajmë ne dhe njerëzit tanë të dashur për të cilët na dhemb shpirti”,- shkruan djali i të prekurit me Covid-19 nga Durrësi.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se familja Alla jeton në lagjen nr.8 në Durrës, zonë e njohur si “Çezmja e Ferrës”, ndërsa tre fëmijët, Ahmeti bashkë me dy motrat jetojnë në Tiranë, ku janë të punësuar në një call center.
Postimi i plotë i Ahmet Allës:






