Një 18-vjeçar në Britaninë e Madhe ka humbur jetën nga koronavirusi, duke u bërë kështu viktima më e re në moshë që vdes nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën 47 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin në total në shifrën 281.

Ndërkohë, po sot janë regjistruar 665 raste të reja të infektuar nga virusi, raportojnë mediat vendase.

Mosha e personave që kanë humbur jetën deri më tani varijon nga 18 deri në 102 vjeç, bëjnë të ditur autoritetet britanike.

Më herët, kryeministri Boris Johnson paralajmëroi të rinjtë që ta marrin seriozisht Covid-19, pasi nuk janë “të pamposhtur”.

Ushtria britanike është thirrur për të ndihmuar në shpërndarjen e ushqimit nëpër shtëpi pasi 1.5 mln njerëzve iu tha që të qëndronin të mbyllur deri në 3 muaj.