Kryeministri Edi Rama ka sqaruar përmes një statusi në Facebook se ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut.
Rama shkruan se orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë.
“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore: Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut! Orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore! Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore.”





