Një fëmijë 15-vjeçar është viktima e parë e një tërmeti që tronditi Zagrebin mëngjesin e sotëm, konfirmoi këtë të diel Instituti i Mjekësisë Emergjente në kryeqytetin kroat.

“Ne morëm një raport për shembjen e ndërtesës në Gjorgjiceva 13. Një ekip i ambulancës doli në terren dhe gjetëm një fëmijë të dëmtuar rëndë, i cili nuk tregoi më asnjë shenjë jete”– tha Zarko Rasic, kreu i Institutit të Mjekësisë Urgjente, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Tërmeti me magnitudë mbi 5.3 ka shkaktuar dëme të shumta në ndërtesa historike në kryeqytetin kroat. 

Nisur nga emergjenca koronavirus, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë jashtë, por jo në grupe. 

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Damir Krsticevic, urdhëroi ushtrinë t’u vijë në ndihmë banorëve të dëmtuar nga tërmeti.