Gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Francë është rritur me 112 vetë, duke konfirmuar 562 viktima në total, sipas ministrisë së Shëndetësisë franceze.
Franca ka raportuar gjithsej 14,459 të infektuar, por numri mund të shkoje në 90 mijë persona.
Gjithashtu 52 persona janë në kujdes intensiv, gjysma e të cilëve janë nën 60 vjeç.
Numri i vërtetë i njerëzve që mendohet se kanë virusin Covid-19 në Francë vlerësohet në 30,000 deri në 90,000 njerëz.





