Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.
Mediet italiane raportojnë se janë 42.681 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 4.821 më shumë sesa të premten, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 4825 persona, 793 më shumë se një ditë më parë. Lombardia mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi.
Mësohet se 6072 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 943 më shumë sesa të premten. Ndërkohë në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 53.378.
Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.





