Gjatë konferencës së sotme për shtyp nga Mbrojtja Civile, profesori Roberto Bernabei vuri theksin në grupmoshat më të rrezikuara nga koronavirusi dhe patologjitë që rrezikojnë më shumë komplikacionet.
“Janë analizuar dosjet e 355 të personave që kanë humbur jetën dhe nga këto vetëm 3, pra 0.8%, nuk kishin patologji shoqëruese. Të gjithë të tjerët kishin nga 1 deri në 3 patologji. Kjo na jep një kuadër të qartë dhe përcakton se rreziku rritet për ata që kanë moshë të thyer dhe patologji të tjera shoqëruese”. – tha ai.
Sipas Bernabei-t, patologjitë më të rrezikuara janë hipertensioni, të sëmurët me zemër dhe diabetikët, raportojnë mediet italiane.
Pikërisht tek këta pacientë, koronavirusi shfaqet më agresiv, pasi imuniteti është më i dobët.
Nga ana tjetër, Bernabei bëri publike moshën mesatare të të vdekurve.
“Mosha mesatare e të vdekurve është 63 vjeç. Më pak se 10% e të vdekurve janë poshtë të të 60-ve, ndërsa pjesa tjetër janë mbi 60 vjeç.”– tha Bernabei





