Kryeministri Rama, ndërsa sqaronte në emisionin “Opinion” 7 pikat e planit financiar të propozuar nga qeveria si mbështetje për situatën e vështirë të krijuar me koronavirusin, iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga Blendi Fevziu, lidhur me kompanitë që janë duke punuar, por nuk u paraqiten në punë punonjësit.
Fevziu: Kryeministër, një pronar kompanie më pyet: Ne kemi bërë dezinfektimin dhe po vazhdojmë punën, por kemi punonjës që nuk vijnë në punë, sepse kanë frikë dhe thonë do të na paguajë qeveria. Si do veprohet me këta?
Rama: Nëse aktiviteti është i hapur dhe punonjësit nuk shkojnë në punë, nuk i paguan askush. Asnjë vend, as Italia sot që flasim nuk ka mbyllur pjesën kritike të zinxhirit ekonomik, se po u mbyll pjesa kritike nuk ka ç’të na bëjë virusi më keq nga sa mund t’i bëjmë njëri -tjetrit se kthehen njerëzit në pjesën natyrale dhe hanë njëri- tjetrin. Dhe kush nuk shkon në punë aty ku aktiviteti është i hapur nuk mund të marri asgjë.





