Bashkia Shijak njofton se janë marrë masa për të shtuar orarin e furnizimit me ujë të popullatës. Masa e ndërmarrë njoftohet nga vetë kryetari i bashkisë Elton Arbana, i cili thekson se është në kuadër të lehtësive të ofruara për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
Postimi i Elton Arbanës:
Ne kuader te masave per lehtesimin e gjendjes se krijuar per shkak te virusit COVID -19 Bashkia Shijak ne Bashkepunim me nderrmarjen Ujesjlles- Kanalizime ka marre masa per shtimin e orarit te furnizimit, ne te gjithe zonen e mbulimit .Momentalisht ne stacionin kryesor te pompimit po punohet me kapacitet Max 15.000 m3 / dite.
Oraret e furnizimit te qytetit shijak jane nga ora 01:00 – 13:00.
Njesia administrative Maminas furnizohet 3-4ore.
Njesia adm Xhafzotaj , ku bejn pjese fshatrat Rreth, Sallmone po furnizohen 24 ore me uje.
Njesia adm Gjepalaj , ku bejm pjese fshatrat Likesh, Shahine, Gjepale furnizohen me 3 ore.
#Ju jeni familja ime#ju jeni ime#vetem qendroni ne shtepi bashke do ja dalim.





