Kryeministri Edi Rama prezantoi planin ekonomik për përballimin e COVID-19 në Shqipëri. Rama, në një transmetim live, shpjegoi propozimet e qeverisë kundër virusit.
Kryeministri deklaroi se ministrat dhe deputetët do të marrin vetëm gjysmën e pagës, derisa kriza e koronavirusit të kalojë.
Ndërkohë, paga e presidentit Meta nuk do të preket, pasi sipas Ramës ai po i ndihmon në këto momente krize.
7 pikat e planit:
- 25 mln dollarë për shëndetësinë dhe të gjithë ata që janë në vijën e parë të zjarrit
- 10 mld lekë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për pagat e punonjësve
- 6.5 miliardë lekë nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël.
- 2 miliardë lekë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes për operacionin humanitar
- 1.1 miliardë lekë për Këshillin e Ministrave për raste emergjence
- Do fshijmë kamatëvonesat për të energjinë elektrike, me efekt financiar deri në 150 mln dollarë, do përfitojnë 224 mijë abonentë.
- Do riskedulojmë tatimfitimin për biznesin nga 20 deri 120 mijë dollarë
Rama deklaroi gjithashtu shtyrjen e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor qe do të përfshihet nesër me gjithë të tjerat si pjesë e aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit.
“Do jepja gjithçka kam të mos isha në këtë situatë para jush. Kemi plane financimi A, B dhe C. Plani ynë nis me më të dobëtit” kjo ka qenë një nga frazat e shprehura nga kryeministri i vendit Edi Rama në një lidhje “Live” në Facebook mbi situatën që po kalon vendi ynë me përhapjen e koronavirusit.





