Interi ka filluar të mendojë që tani për lëvizjet që do të bëjë në merkaton e verës, kryesisht në repartin e mbrojtjes.Me shumë mundësi Diego Godin do të largohet në fund të sezonit dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Marash Kumbulla ndiqet prej kohësh nga ziklatërit dhe në verë pritet të nisin sulmin për të afruar në skuadër mbrojtësin shqiptar.
Por, nuk është vetëm Kumbulla objektiv i zikaltërve për mbrojtjen.“La Gazzetta dello Sport” shkruan se një lojtar tjetër që ndiqet nga Interi është edhe mbrojtësi i River Plejtit, Lukas Martinez Kuarta. Ky i fundit pëlqehet shumë nga zv. presidenti zikaltër, Havier Zaneti dhe do të provojë ta marrë në ekipin e tij.





