Ora 12:00, e enjte 19 mars – Durrësi shfaqet thuajse i zbrazur! Tregu i fruta-perimeve qëndron hapur, por nuk ka asnjë klient. Njerëzit nuk dalin për të mos u gjobitur.

Bashkia ka njoftuar që tregu do të funksionojë në orarin 07:00-15:00.

Por nëse orari nuk ndryshon për t’u përshtatur me oraret e reja të hyra në fuqi të lëvizjes së qytetarëve, klientët që do duan të furnizohen me fruta dhe perime nuk mund t’i blejnë në orët e pasdites 16:00-18:00.

Pasditen e djeshme, Rama bëri të ditur ashpërminin e masave, sipas të cilit, këmbësorët do të lejohet që të dalin vetëm në oraret 06:00 me 10:00 gjatë paradites, dhe pasdite në fashën 16:00 me 18:00.

Po kështu, do të ndalohet edhe ecja në trotuare me persona të tjerë në krah dhe kushdo që shkel këto rregulla, do të gjobitet me 100 mijë lekë të vjetër.