Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tha se “Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave.

Sipas kryetarit të opozitës, Rama në vend që të japë milionat e eurove të koncesioneve për shëndetin dhe bukën e gojës së qytetarëve merret me sulme kundër opozitës.

Sipas tij, Rama po bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit.

“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë menjëherë 120 milion eurot e PPP-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit”, tha Basha.