Një lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 10:20 në vendin tonë.
Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 4.3 e shkallës Rihter, kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 24 kilometra nga Durrësi dhe 44 kilometra nga Tirana.
Ndërsa sipas IGJEUM lëkundja sizmike ishte me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, me epiqendër në Kepin e Rodonit, me thellësi 2 km.





