Imazhe lufte vijnë nga Bergamo i Italisë.
Automjete të shumta usharake po përdoren për të transportuar në rajonet e tjera trupat e pajetë të personave që humbën betejën me koronavirusin.
Mediat italiane shkruajnë se në Bergamo nuk ka më vende në varreza.
Kujtojmë se numri i të infektuarve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme nga dita në ditë.
Një ditë më parë, humbën jeten 475 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2978, ndërsa numri i të prekur është 35.713.





