Ish-ministrja e LSI-së, Klajda Gjosha apelon që qeveria shqiptare të testojë sa më shumë qytetarë që kanë simptomat e Covid-19 në këto ditë të vështira.

Në një postim në Facebook, Gjoshaj shkruan se ne kemi nevoja emergjente për tampona dhe të gjitha kitet e nevojshme pēr kryerjen e analizave.

STATUSI I PLOTË

Në këto ditë të vështira ku shqetësimi qytetar është i pashmangshëm, thirrja e drejtë për drejtë për qeverinë, është të testojë sa më shumë qytetarë që kanë simptomat e Covid-19!

Ne kemi nevoja emergjente për tampona dhe të gjitha kitet e nevojshme pēr kryerjen e analizave! Edhe qytetarët me simptoma të lehta mund të jenë positiv me Covid, ndaj është emergjencë të testohen të gjitha rastet!

Kjo është edhe thirrja e Organizatës Botërore të Shendetësisë.