BE është i gatshëm të mbështesë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.
Kështu shkruan në një postim në rrjete sociale ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, ndërsa bën të ditur se po shikohet mundësia për të ridrejtuar fondet IPA.
“BE-ja është e gatshme të mbështesë #BallkaninPerëndimor, përfshirë Shqipërinë, në adresimin e shpërthimit #COVID19. Komisioni Evropian po shikon gjithashtu mundësitë për të ridrejtuar fondet #IPA, Një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor“, shkuan ai në Twitter.





