Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.
Mediet italiane raportojnë se janë 23073 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 2.470 më shumë sesa të dielën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 2158 persona, 349 më shumë se një ditë më parë. Lombardia mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi.
Mësohet se 2749 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 440 më shumë sesa të dielën Ndërkohë në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 27.980.
Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.





