Gylenisti Ibrahim Yakar është arrestuar nga policia në Durrës.
Mësohet se ai është kapur me pasaportë bullgare, të cilën e kishte siguruar në Serbi për 1200 euro.
Shtetasi turk ka tentuar të kalonte nga Durrësi në Bari.
Bëhet me dije se ditën e sotme gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin.





