Në këto ditë karantine që po kalon Durrësi, një vëmendje të madhe merr puna e bluzave të bardha, pikërisht atyre që janë në vijën e parë në luftën ndaj koronavirusit.
Reparti i Urgjencës është ai, që përballoi emergjencën mjekësore të krijuar në 2 tërmetet që tronditën qytetin bregdetar në shtator dhe nëntor 2019 dhe është po ai që vazhdon të jetë në ballë të punës kundër Covid 19.
“Stafi i Urgjences mjekesore ne Spitalin Rajonal te Durresit, i cili nuk u terhoq as ne termetin e 21 Shtatorit, as 26 Nendorit dhe vazhdon te jete ne balle te punes dhe kunder Covid19!
Jeni me te miret!
Krenohemi me ju!
#Juqendroninështepinenësherbim#” – shkruhet në postimin e spitalit rajonal Durrës, i cili shoqërohet edhe me disa foto të stafit mjekësor që shërben pranë kësaj urgjence.





