Dy mjeke të Urgjencës Kirurgjikale dhe Traumës në spitalin rajonal të Durrësit, nga ambienti i punës kanë lëshuar një apel sensibilizues për të gjithë qytetarët.
Mjekja Xhuli Bajraktari Ngota thekson se në krevatin kirurgjikal të Urgjencës nuk përfundojnë vetëm pacientët me trauma, por edhe ata që në të ardhmen mund të kenë nevojë për intubim, pasi do të rezultojnë të prekur nga koronavirusi.
“Rrini në shtëpi, që nesër të mos vini tek ky tubi!”,- thotë mjekja, duke iu bashkuar kështu apelit të shumëpërsëritur të autoriteteve për të evituar çdo dalje të panevojshme dhe për të qëndruar në shtëpi, si mënyra e vetme dhe mjaft efikase për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.





