Drejtori i Policisë së Shtetit ka publikuar telegramin e plotë me oraret e lëvizjeve të kufizuara për mjetet dhe personat që do të lejohen të qarkullojnë duke nisur nga e hëna (nesër 16 mars). Sipas të dhënave në Telegram, ashtu siç deklaroi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama, duke filluar nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, do të lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre.

Gjithashtu, bëhet me dije se do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në mëngjes dhe 16:00 deri në 17:00 pasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do të bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industrial/bujqësore. duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit. Ndërsa, jashtë këtyre orareve, mund të lëvizin mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato Ushtarake, punonjësit e medias me makina të loguara ose të panisura me dokument identifikimi, si dhe në oraret e ndërrimit të turneve, turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë 13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30, të punonjësit të Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personelit shëndetësor. Sigurisht të gjitha këtu lëvizje mund të kryhen duke marrë masat e nevojshme dhe kushtet e duhura higjienike.

Telegrami i plotë i Ardi Veliut:

Në zbatim të planit të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria, për vënien nën kontroll të pasojave që sjell përhapja e coronavirusit COVID-19, por dhe për të qartësuar veprimet e unifikuara të Policisë në shkallë vendi, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve dhe mjeteve rrugore, si dhe për vazhdimin e lëvizjes së kufizuar të veprimtarisë së përditshme të shtetasve dhe asaj prodhuese, në ditët në vijim do të veprohet si më poshtë: Duke filluar nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, do të lejohet qarkullimi I mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimet taksi 4+1 brenda këtij orari. Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në mëngjes dhe 16:00 deri në 17:00 pasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do të bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industrial/bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit. Jashtë këtij kufizimi do të lejohet të qarkullojnë mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato Ushtarake, punonjësit e medias me makina të loguara ose të panisura me dokument identifikimi, si dhe në oraret e ndërrimit të turneve, turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë 13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30, të punonjësit të Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personelit shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje-ardhje në punë, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.