Policia Bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pas publikimit të rastit shqetësues në portalin “DurrësLajm” të disa individëve që pinin kafe në grup pranë një makinete në qendër të qytetit, dhe duke hedhur më pas gotat plastike në tokë, ka marrë menjëherë masa për bllokimin e këtyre makinetave.

Burime zyrtare nga Policia Bashkiake thanë për “DurrësLajm”, se kanë mbyllur sot 4 makineri të tilla në qytet që tregtojnë produkte kafeje, ndërsa bëhet apel vazhdimisht që qytetarët të mos lëvizin fare përveç rasteve kur kanë nevoja urgjente për të blerë ushqime apo ilaçe, dhe të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur në maksimum përhapjen e koronavirusit.