Ndërkohë që çdo ditë nga ana e qytetarëve bëhet thirrje për higjienë personale dhe për larje duarsh e dezinfektim sa më shpesh, apo në Durrës banorët kërkojnë pastrimin e kazanëve të plehrave, nuk ndodh me të gjithë qytetarët e njëjta gjë.
Pasditen e sotme, në sheshin “Liria” përballë pallatit të kulturës, ku ndodhet një makinetë për kafe, shihen një grup njerëzish që rrinë pranë njëri-tjetrit grumbull, duke pritur radhën për të marrë kafe.
Ata që i kanë konsumuar, i kanë hedhur gotat plastike në rrugë duke ndotur kështu ambientin në kohën kur apeli për të mbajtur pastërti apo për të mos dalë fare në rrugë, është maksimal.
“Pastërtia nuk vjen nga jashtë, atë e bën kultura që kanë nga brenda”, shprehet për “DurrësLajm” qytetari që ka fotografuar këto pamje të shëmtuara, në një kohë kur i gjithë vendi ndodhet në shtetrrethim, për të shmangur sa më shumë të mundemi përhapjen e koronavirusit.





