Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar mbi krimin e ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë, ku shtetasi Shkëlqim Halili vrau me armë zjarri nipin e tij 41-vjeçar, Julian Halili.

Autori nuk është kapur ende dhe vijon puna për kapjen e tij, ndërsa motivet e krimit nuk dihen ende.

Fushë Krujë/ Informacion paraprak

Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J.H., 41 vjeç,nga xhaxhai i tij shtetasi Sh.H., rreth 50 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori dhe vijon puna për kapjen e tij