Policia e Shtetit njofton se ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetëkarantinohen për 2 javë.

Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të përballen me masa ligjore.