Uashingtoni ka thirrur ambasadorin kinez në SHBA, pas deklaratave të një zyrtari kinez për një teori konspirative në lidhje me COVID-19.
“Përhapja e teorive komplotiste është e rrezikshme dhe qesharake. Ne duam të paralajmërojmë qeverinë kineze se nuk do ta tolerojmë këtë, për të mirën e popullit kinez dhe botës”, deklaroi një zyrtar i Departamentit të Shtetit.
Një ditë më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian akuzoi ushtrinë amerikane se ka shpërndarë koronavirusit në Wuhan, vendi i nisjes së epidemisë.





