Këtë të shtunë MeteoAlb parashikon se vendi ynë do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Por gjate mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në territor.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë dhe Peshkopi me 2°C, ndërsa vlera maksimale në Sarandë me 23°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.





