Pas stafit të Pediatrisë, kanë qenë mjekët dhe infermierët e shërbimit të Neurologjisë së spitalit rajonal të Durrësit që u janë drejtuar me apelin aq shumë të përsëritur ditët e fundit.

“Ju bejme thirrje te zbatojme rregullin kryesor te mos daljes nga banesa, kur nuk eshte e domosdoshme”, shkruhet në mesazhin e publikuar në rrjete sociale.

Në të njëjtën kohën stafi mjekësor apelon për “zbatimin e te gjitha rregullave higjeno-sanitare te cilat na mbrojne prej infektimit nga virusi.Per cdo urgjence tuajen lidhuni me numrin 127 dhe mos u paraqisni direkt ne spital. Per rastet qe do konsiderohen emergjente per trajtim ne spital, ne do jemi ketu per ju te gatshem 24 ore.
JU NUK DO JENI KURRE VETEM!”

Postimi i plotë: