Deputetja socialiste e Durrësit, Klodiana Spahiu dhe bashkëshorti, mjeku Edi Spahiu i janë nënshtruar testit të koronavirusit COVID- 19.
Në dokumentin e analizës të publikuar sot nga Rtv Ora, i cili mban firmën e Silva Binos, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik rezulton se çifti i bashkëshortëve ka rezultuar se janë negativë.
Kujtjmë që mjeku Edi Spahiu është shefi i repartit të Patologjisë në spitalin e Durrësit ku dhe humbi jetën e moshuara me COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi sot se nga kampioni i dytë i mostrave të marra; 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej.
Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.





