Ambasada gjermane në vendin tonë ka mbyllur aplikimet për viza duke marrë shkas nga situata e krijuar nga koronavirusi.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ambasada ka bërë me dije se ky shërbim do të qendrojë i mbyllur deri të premten më 20 mars.
“Mbyllja e Zyrës së Vizave deri më (përfshirë) 20 mars. Duke u nisur nga situata aktuale, Sektori i Vizave i Ambasadës Gjermane do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars. Aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri. Lutemi për mirëkuptim.”, shkruhet në postimin në Facebook.





