Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Peter Dutton, është testuar pozitiv për koronavirusin. Por siç raporton New York Times, javën e kaluar ai është takuar me Ivanka Trump, vajzën e Donald Trump, si dhe këshilltarin e këtij të fundit.

Dutton, në një reagim në Twitter, shkroi se ndihej mirë dhe se për çdo ndryshim do të njoftonte.

Javën e kaluar disa zyrtarë të huaj janë takuar me stafin e Trump, e më pas ata kanë rezultuar se kanë qenë pozitiv në testin për COVID-19.

Qeveria australiane njoftoi se duke filluar nga e hëna, të gjitha aktivitetet me 500 persona ose më shumë do të ndalohen në mënyrë të menjëhershme.