Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian ka akuzuar ushtrinë amerikane se ka shpërndarë koronavirusit në vendin e tij.
Lijian shkruan në Twitter Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka borxh një shpjegim shtetit të Kinës për këtë situatë.
“Kur u shfaq pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë të infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Ndoshta ushtria amerikane është ajo që solli epideminë në Wuhan. Ju lutem jini transparent. I bëni publike të dhënat e juaja. SHBA-të na e kanë borxh një shpjegim”, shkruan ai.





