Nga ora 06:00 e mëngjesit të kësaj të premteje kanë hyrë në fuqi masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Një ndër masat është edhe ndalimi i lëvizjes së automjeteve duke përjashtuar vetëm ato të shërbimeve. Gjithashtu janë shtuar patrullat e policisë për të kontrolluar makinat që lëvizin nëse kanë marrë leje në polici apo jo.
Operatori i “DurrësLajm” ka filmuar gjatë paradites shëtitoren “Taulantia”, sheshin “Liria”, të cilat janë zbrazur krejtësisht nga makinat private, por shihen vetëm patrulla poicore, e tek-tuk edhe disa kalimtarë.
Pavarësisht urdhrave dhe apeleve të vazhdueshme që bëhen në media nga ana e qeverisë, për të kufizuar në maksimum lëvizjet, në dobi të të gjithë për të shmangur përhapjen masive të koronavirusit, në Durrës sot janë ndaluar 5 qytetarë që thyen “shtetrrethimin” dhe dolën me makina në qytet.





