Nga ora 06:00 e mëngjesit të kësaj të premteje kanë hyrë në fuqi masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Një ndër masat është edhe ndalimi i lëvizjes së automjeteve duke përjashtuar vetëm ato të shërbimeve. Gjithashtu janë shtuar patrullat e policisë për të kontrolluar makinat që lëvizin nëse kanë marrë leje në polici apo jo.

Fotografi Gëzim Domi ka fotografuar në mëngjes rrugët kryesore të Durrësit, sheshin “Liria”, bulevardet “Epidamn” dhe “Dyrrah”,  të cilat duken pa “jetë” e krejtësisht bosh.

Pavarësisht urdhrave dhe apeleve të vazhdueshme që bëhen në media nga ana e qeverisë, për të kufizuar në maksimum lëvizjet, në dobi të të gjithë për të shmangur përhapjen masive të koronavirusit, në Durrës sot janë ndaluar 5 qytetarë që thyen “shtetrrethimin” dhe dolën me makina në qytet.