Edhe banorët e Shijakut janë duke qëndruar në shtëpi mbrëmjen e sotme, duke respektuar masat drastike të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Të gjithë qepenët janë të ulur, ndërsa nuk shihen qytetarë në rrugë.
Fotot e mëposhtme janë publikuar nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, i cili përmes një postimi në rrjete sociale bën edhe një apel për bashkëqytetarët e tij.
“Ashtu siç bëtë sot, QËNDRONI NË SHTËPI dhe disa ditë, ta kalojmë këtë sfidë me mendje të qetë dhe TË SIGURTË.
Më pas e gjitha kjo do të na duket si një ëndërr e keqe nga e cila do të rizgjohemi plot jetë dhe energji për të kapur vrullin, për të rimëkëmbur jetën dhe qytetin tonë.
Për momentin I PARI është SHËNDETI.
JETA është PASURIA më e madhe që kemi. Duhet të kujdesemi me çdo kusht për të!” – shkruan ndër të tjera Arbana.
Postimi i plotë i Elton Arbanës:






