Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.
“Il Messaggero” shkruan se janë 12839 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, rreth 2249 më shumë së të mërkurën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 1016 persona, 188 më shumë se një ditë më parë.
Mësohet se 1258 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 213 më shumë sesa dje. Ndërkohë në total që nga dita e pare e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 15.113.
Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.





