Pas Greqisë, edhe Austria ka shënuar viktimën e parë të Koronavirusit, pas një lufte prej disa ditësh me Covid-19.

Bëhet fjalë për një 69-vjeçar, i cili ishte shtruar prej ditësh në spital.

Sipas mediave austriake ai vuante edhe nga disa sëmundje të tjera dhe pavarësisht ndihmës që i është dhënë nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima mund të jetë infektuar në Itali, pasi aty kishte udhëtuar disa ditë më parë.